Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Lajmet dhe ngjarjet
  3. Misioni B2B në Zvicër: 23 kompani kosovare u takuan me bizneset zvicerane

Lajme 18.11.2026

Misioni B2B në Zvicër: 23 kompani kosovare u takuan me bizneset zvicerane

SHPDK organizoi nga 27 deri më 30 tetor 2026 Misionin B2B në Lausanne me 23 kompani prodhuese nga Kosova, me mbështetjen e projektit GROW.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) organizoi nga 27 deri më 30 tetor 2026 Misionin B2B në Lausanne, Zvicër, me 23 kompani prodhuese nga sektorët e drurit dhe mobiljeve, shtëpive të parafabrikuara, metalit dhe tekstilit.

Më 28 tetor, në Forumin B2B Zvicër–Kosovë në Starling Hotel Lausanne, kompanitë kosovare prezantuan produktet e tyre para 53 përfaqësuesve nga rreth 38 kompani zvicerane dhe të diasporës. Forumi u hap në prani të ambasadorit të Kosovës në Zvicër, z. Mentor Latifi. Gjithsej, Forumi mblodhi 88 pjesëmarrës: delegacionin prej 35 vetash nga Kosova dhe 53 përfaqësues të bizneseve nga Zvicra.

Shikoni video-reportazhin nga Forumi: https://www.facebook.com/share/v/1UwQmfzsa9/

Më 29 tetor, delegacioni vizitoi kompanitë Coutaz SA, Probat Group SA dhe Groupe Orllati SA, ku u diskutuan mundësitë për eksport, furnizim dhe nënkontraktim.

Si rezultat konkret i misionit, z. Avni Orllati ofroi falas një hapësirë për një showroom të produkteve kosovare në Zvicër, që do të koordinohet nga albinfo.ch dhe SHPDK.

Misioni u realizua me mbështetjen e projektit GROW, i financuar nga Sida dhe i zbatuar nga Swisscontact, në bashkëpunim me albinfo.ch.

1 / 5

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në