- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 📍 Grupi i industrisë së drurit në panairin MODEF të mobilieve – İnegöl, Bursa, Turqi
Lajme / 19.10.2026
📍 Grupi i industrisë së drurit në panairin MODEF të mobilieve – İnegöl, Bursa, Turqi

Drejtoresha Ekzekutive e SHPDK-së Arieta Pozhegu, së bashku me grupin e industrisë së drurit, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar të mobilieve MODEF, që mbahet në İnegöl, Bursa, Turqi, në kuadër të vizitës studimore të organizuar përmes misionit me mbështetjen e projektit të LuxDev.
Kjo vizitë synon shkëmbimin e përvojave, njohjen me trendet dhe inovacionet më të fundit në industrinë e mobilieve, si dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit.
Falënderojmë LuxDev për mbështetjen dhe kontributin në zhvillimin e industrisë së drurit në Kosovë.
#SHPDK#LuxDev#MODEF#IndustriaEDrurit#Mobilieri#vizitëstudimore