Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Më 30 shtator 2026, në Hotel Emerald në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i Anëtarëve të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK).

Lajme / 08.10.2026

Më 30 shtator 2026, në Hotel Emerald në Prishtinë, u mbajt Kuvendi i Anëtarëve të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK).

Në kuadër të Kuvendit u mbajtën zgjedhjet e reja për Bordin, sipas statutit të SHPDK-së. Bordi i ri do të ketë mandat dyvjeçar me përbërjen e mëposhtme:

🔹 Kryetar: Kreshnik Shehu – Kompania Shehu

🔹 Nënkryetar: Miftar Veseli – Kompania Albed

🔹 Anëtarë: Suzana Harxhi (Bizzarro), Agim Shoshi (Forum), Valjet Gërguri (Treventi), Natyra Zuna (Candeo), Shkëlqim Ajazaj (Vater 1954), Mentor Ademi (Doqi) dhe Erblin Tabaku (Mebelstil)

Drejtoresha Ekzekutive e SHPDK-së, Arieta Pozhegu, do të vazhdojë punën me Bordin e ri.

🤝 Kryetarit dhe Bordit të ri u urojmë një mandat të suksesshëm në përfaqësimin dhe zhvillimin e industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë! 🌲🇽🇰

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në