Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Një pjesë kyçe e Edicionit të 7-të të Konventës së Industrisë së Drurit ishte fokusi në digjitalizimin dhe inovacionin, elemente thelbësore për zhvillimin dhe transformimin e kësaj industrie

Lajme / 03.12.2024

Një pjesë kyçe e Edicionit të 7-të të Konventës së Industrisë së Drurit ishte fokusi në digjitalizimin dhe inovacionin, elemente thelbësore për zhvillimin dhe transformimin e kësaj industrie

Kishim kënaqësinë dhe privilegjin të mirëpresim z. Ylli Rashiti dhe z. Lumbardh Vokshi, bashkëthemelues të Get QUALITY, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.
Tema e prezantimit: GetQuality Software - Si të përmirësohet dhe menaxhohet cilësia, ofroi një qasje të re dhe praktike për të optimizuar proceset e menaxhimit të cilësisë në industrinë e përpunimit të drurit. Prezantimi theksoi rëndësinë e adoptimit të zgjidhjeve softuerike moderne për të garantuar një standard më të lartë produktiviteti dhe efikasiteti.
Falënderojmë z. Rashiti dhe z. Vokshi për kontributin e tyre të çmuar dhe për inspirimin që ofruan për pjesëmarrësit, duke sjellë një vizion të qartë për të ardhmen e kësaj industrie.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në