- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Binni mbështetet për të marrë katër çertifikata për standard të cilësisë
Lajme / 21.12.2017
Binni mbështetet për të marrë katër çertifikata për standard të cilësisë

Më 21 dhjetor 2017, kompanisë së përpunimit të drurit Binni iu dha një grant për të marrë katër çertifikata për standarde të cilësisë. Ky grant nga EMPOWER Sektori Privat në partneritet me SIDA – Agjencinë Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim do t’i mundësojë Binni-it që të marrë çertifikatat e nevojshme për t’i përforcuar procedurat e brendshme të kompanisë dhe për të mbështetur eksportet e saj.
Binni ka një prani të mirë në tërë Kosovën me salla të ekspozitave në Prizren, Pejë dhe Vushtrri, ndërsa së shpejti do ta hapë një sallë ekspozite të re në Graçanicë. Kjo kompani ka edhe një sallë të ekspozitës në Francë, ndërsa pothuajse 50% e produkteve të saj eksportohen në tregun e BE-së.