- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- THIRRJE PËR APLIKIM 🇨🇠Mision Biznesi B2B në Lausanne, Zvicër 📅 27–30 Tetor 2026
Lajme / 14.09.2026
THIRRJE PËR APLIKIM 🇨🇠Mision Biznesi B2B në Lausanne, Zvicër 📅 27–30 Tetor 2026

SHPDK, në kuadër të projektit GROW, të financuar nga Sida dhe të zbatuar nga Swisscontact, organizon një mision biznesi në Lausanne, me qëllim krijimin e lidhjeve konkrete tregtare dhe mundësive të reja të bashkëpunimit me blerës dhe partnerë zviceranë.
Thirrja u drejtohet kompanive kosovare nga:
• Përpunimi i drurit dhe mobiljet
• Shtëpitë e parafabrikuara
• Përpunimi i metaleve
• Veshmbathja dhe tekstili shtëpiak
Programi përfshin takime B2B, networking dhe vizita në kompani zvicerane.
Afati për aplikim: 20 SHTATOR 2026
Aplikoni përmes formularit online https://forms.gle/syBaCbgCtrY9DsQn6 dhe bëhuni pjesë e këtij misioni për të krijuar kontakte të reja dhe për të zhvilluar mundësi bashkëpunimi në tregun zviceran.
Për informacione: eventib2bzvicer@gmail.com