- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 🌲 THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT - Për pjesëmarrje në programin SCORE
Lajme / 16.06.2026
🌲 THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT - Për pjesëmarrje në programin SCORE

A jeni një ndërmarrje e sektorit të përpunimit të drurit dhe mobilieve në Kosovë?
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), fton ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të sektorit të përpunimit të drurit të aplikojnë për pjesëmarrje në Programin SCORE.
Programi SCORE synon të mbështesë ndërmarrjet në rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e marrëdhënieve të punës përmes vlerësimeve profesionale, identifikimit të mundësive për përmirësim dhe ofrimit të rekomandimeve konkrete për avancimin e proceseve të biznesit.
Programi SCORE - një mundësi për të rritur produktivitetin, përmirësuar sigurinë në punë dhe bërë biznesin tuaj më konkurrues.
Vlerësim bazë profesional - falas
Raport me rekomandime konkrete
Mbështetje dhe mentorim gjatë zbatimit
Bashkëfinancim nga ILO
Pjesëmarrja është PA PAGESË për ndërmarrjet e përzgjedhura.
Afati: 25 Qershor 2026
Për të pranuar Formularin e Shprehjes së Interesit, ju lutemi të dërgoni një email në adresat e mëposhtme:
kosovawood@yahoo.com
info@kosovowood.org
Pas pranimit të kërkesës suaj, formulari i aplikimit do t’ju dërgohet me email.
Programi SCORE zbatohet nga SHPDK, në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.