- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 📌 Zhvillimi i Standardit Profesional për CNC
Lajme / 14.05.2026
📌 Zhvillimi i Standardit Profesional për CNC

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës – Wood Cluster (SHPDK), me mbështetjen e LuxDev, Agjencisë së Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, organizoi punëtorinë e Grupit Punues për validimin e standardeve profesionale, me fokus në standardin për Operator të makinave CNC.
U prezantua draft-standardi për CNC
U zhvilluan diskutime të hapura me përfaqësues të sektorit privat dhe institucioneve relevante
U dhanë komente dhe rekomandime për përmirësimin dhe përshtatjen me kërkesat e tregut të punës
Ky proces është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të arsimit dhe aftësimit profesional në sektorin e përpunimit të drurit.

Falënderojmë sektorin privat, donatorët, partnerët, shkollat profesionale dhe institucionet përkatëse për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm!