Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Elnor Furniture me një prezencë aktive në Panairet Ndërkombëtare

Lajme / 27.01.2024

Elnor Furniture me një prezencë aktive në Panairet Ndërkombëtare

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e Swisscontact në kuadër të projektit FEGO, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve, Stockholm Furniture Fair 6-10 Shkurt 2024.

Lokacioni: Stockholm, Sweden

Stand: C07:43

Elnor Furniture me një prezencë aktive në Panairet Ndërkombëtare, ka vendosur të qëndrojë gjithmonë pranë klientëve ndërkombëtarë. Për të shtrirë rrjetin edhe në tregun skandinav Elnor do të ekspozojë në Panairin Stockholm Furniture Fair, me produktet tavolina dhe karrige.

ELNOR është kompani moderne dhe dinamike që u ofron klientëve produkte me cilësi të lartë , si: karrige, tryeza, dyer, kuzhina, dhoma gjumi dhe interiere të ndryshme druri. Ajo është më shumë e specializuar në prodhimin e dyerve, karrigeve dhe tryezave. Koleksioni i mobiljeve ELNOR shquhet për një elegancë të diskretuar, të bërë nga forma të esencialshe, punë me kujdes në detaje, materiale dhe përfundime të rafinuara, tekstura dhe lëkura të kualitetit, për të ofruar klientit një produkt cilësor me një dizajn bashkëkohor dhe një elegancë të përhershme.

Ejani dhe na vizitoni!

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në