Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. "Genkor" pranon grant për t’u pajisur me çertifikatë të cilësisë

Lajme / 05.03.2018

"Genkor" pranon grant për t’u pajisur me çertifikatë të cilësisë

Më 5 mars 2018, EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida – Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar e nënshkroi një grant me kompaninë e përpunimit të drurit “Genkor”. Ky grant do t’i mundësojë “Genkor” që ta marrë çertifikatën e sistemit të menaxhimit të cilësisë ISO 9001: 2015, e cila do t’i ndihmojë kësaj kompanie që të zgjerohet në tërë Kosovën dhe të eksportojë në vende tjera.

“Genkor” është kompani e përpunimit të drurit me seli në Graçanicë. Produktet e saj kryesore janë kuzhinat, dollapët, tavolinat dhe mobilet e dhomave të gjumit.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në