- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Ndihma për rritjen dhe zgjerimin e industrisë së drurit
Lajme / 14.01.2015
Ndihma për rritjen dhe zgjerimin e industrisë së drurit

Më 16 janar 2015, 25 përfaqësues të bizneseve kryesore dhe NVM-ve nga industria e drurit në Kosovë nga veriu dhe jugu i Kosovës u mblodhën për të ndihmuar në industrinë e drurit dhe zgjerimin e saj. Ky takim u mbështet nga EMPOWER Sektori Privat i USAID-it për të ndihmuar kompanitë lokale të përpunimit të drurit të kapërcejnë sfidat e identifikuara dhe si grup, të rritin tregjet aktuale dhe të zgjerohen në tregje të reja, duke rritur kështu shitjet dhe duke krijuar më shumë vende pune. Ndër komentet e shumta nga diskutimi aktiv i pjesëmarrësve, Sheqer Ukaj nga Kompania ELNOR tha se është koha që të fillojmë të ndryshojmë perceptimet e tregjeve të jashtme për cilësinë e produkteve kosovare.