- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 📢 Ftesë për kompanitë e industrisë së drurit!
Lajme / 16.06.2026
📢 Ftesë për kompanitë e industrisë së drurit!

A po kërkoni mënyra për të rritur produktivitetin e ndërmarrjes suaj dhe për të përmirësuar marrëdhëniet e punës?
Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), ju fton të merrni pjesë në sesionin informues për Programin SCORE, i cili do të mbahet më 18 qershor 2026, nga ora 10:00–12:00, në Hotel International Prishtina – Veternik.
Programi SCORE ndihmon ndërmarrjet të identifikojnë mundësi konkrete për përmirësim, të rrisin efikasitetin dhe të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet menaxhmentit dhe punëtorëve.
Gjatë takimit do të prezantohen përfitimet e programit, procesi i aplikimit dhe mundësitë konkrete për mbështetje të kompanive të sektorit.
Programi SCORE zbatohet nga SHPDK, në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Punës (ILO), në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë