- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Kompanitë e Mobiljeve Kosovare ekspozojnë për herë të parë në panairin e mobiljeve Swissbau
Lajme / 03.12.2015
Kompanitë e Mobiljeve Kosovare ekspozojnë për herë të parë në panairin e mobiljeve Swissbau

Falë një bashkëpunimi mes donatorëve dhe institucioneve të Kosovës, tre kompani të përpunimit të drurit: Elnor, Shehu dhe Lesna do të ekspozojnë produktet e tyre në panairin dy-vjetor Swissbau në Bazel, Zvicër, më 12 – 16 janar 2016. Panairi Swissbau është më i madhi i mobiljeve dhe panairi i ndërtimit në Zvicër, i cili mbulon të gjitha segmentet e tregut të konsumit. “Pjesëmarrja e prodhuesve tanë këtë vit në panairin Swissbau na sjell një hap më afër objektivit tonë për eksport në tregjet strategjike,” thotë Arieta Vula Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesit e Drurit të Kosovës. Më 2 dhjetor 2015, Agjencia Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me donatorët, USAID EMPOWER Sektori Privat dhe Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat – SDC, dhe Asociacioni i Përpunuesve të Drurit të Kosovës. Objektivi i këtij bashkëpunimi është rritja e eksporteve nga prodhuesit e mobiljeve kosovare duke i ekspozuar ato në tregjet e BE-së dhe zgjerimin e tyre.