- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Line Group pjesëmarrës në Swiss Bau 2024 16 -19 Janar | Basel, Zwitzerland
Lajme / 06.01.2024
Line Group pjesëmarrës në Swiss Bau 2024 16 -19 Janar | Basel, Zwitzerland

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 13 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.
Datat: 16 – 19 Janar, 2024
Lokacioni: Basel - Zvicër
Halla 1.1, shtandi A60, A90, B60.
Me kënaqësi ju njoftojmë se Line-Group me degët e saj FASAL dhe Nero Home do të marrë pjesë në panairin më të madh në Evropë për industrinë e ndërtimit, Swiss Bau 2024.
Duke mbajtur një traditë të palëkundur që nga viti 1999, ne vazhdojmë rrugëtimin tonë me një përkushtim të pandërprerë ndaj cilësisë dhe inovacionit në fushën tonë. Panairi do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme ku do të shfaqim me krenari prodhimet tona me cilësi të lartë, të prodhuara me pasion në Kosovë. Eksperienca jonë e arritur me sukses është rezultat i bashkëpunimit tonë të ngushtë me klientët tanë të dashur dhe bashpuntorët tanë të përkushtuar. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Ju ftojmë të na vizitoni dhe të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme ku ndërthurim traditën me inovacionin.