Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. MINT prezanton tek Odat dhe Shoqatat Ekonomike draftin final të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Lajme / 22.11.2023

MINT prezanton tek Odat dhe Shoqatat Ekonomike draftin final të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Ministrja Hajdari, në këtë punëtori, tha se MINT është maksimalisht e përkushtuar për të trasuar rrugën për ndërmarrësit për qasje më të lehtë në financa dhe për të nxitur ata të invesojnë në inovacion në produkte, shërbime e procese të reja, ose model biznesi të ri që biznesi do ta përdorë, e që automatikisht do të thotë rritje për biznesin.
Përmes këtij Ligji, rregullohet organizimi, kushtet dhe mënyra e mbështetjes, promovimit dhe nxitjes së aktiviteteve inovative me ndikim në ndërmarrësi, përmes mekanizmit të ri Fondi për Inovacion.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në