- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- N'VI FURNITURE është njëri nga pjesëmarrësit në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve
Lajme / 31.01.2024
N'VI FURNITURE është njëri nga pjesëmarrësit në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e Swisscontact në kuadër të projektit FEGO, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve, Stockholm Furniture Fair 6-10 Shkurt 2024.
Lokacioni: Stockholm, Sweden
Stand: C07:42
N'VI FURNITURE është njëri nga pjesëmarrësit në këtë Panair.
N'VI FURNITURE është një kompani e industrisë së përpunimit të drurit, e specializuar në prodhimin e kuzhinave, dhomave të gjumit, dizajnit të brendshëm, dhomave të pritjes dhe komodave.
Kjo kompani zhvillon produktet e saj duke përdorur forma dizajni moderne të përshtatura për stilin e jetës në botën e sotme.
Ejani dhe vizitoni N'VI Furniture në Panair dhe njihuni me inovacionet dhe dizajnet unike të tyre.