- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 🤝 Bashkëpunim i ri për arsimin profesional në Kosovë —Activity 3.2 Capacity Building — delegacioni i SHPDK-së vizitoi Xylexpo Milan 2026, panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë së drurit.
Lajme / 11.06.2026
🤝 Bashkëpunim i ri për arsimin profesional në Kosovë —Activity 3.2 Capacity Building — delegacioni i SHPDK-së vizitoi Xylexpo Milan 2026, panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë së drurit.

Momenti kulminant i ditës: takimi me Z. Dario Corbetta, President i ACIMALL — shoqatës italiane me 60 vjet eksperiencë dhe mbi 200 kompani anëtare që përfaqësojnë mbi 85% të industrisë italiane të makinerive për dru.
Biseda hapi rrugën për bashkëpunim konkret në:
Transferim të know-how nga ekspertët e industrisë italiane
Trajnim të trajnerëve për shkollat profesionale në Kosovë
Ngritje të fuqisë punëtore në sektorin e drurit dhe teknologjisë
Një rol kyç e luajti ICE — Italian Trade Agency, Tiranë, e përfaqësuar nga Znj. Manjola Mumajesi, e cila si ndërmjetes institucional koordinoi vizitën tonë dhe si shtytëse e reformave mbështeti ndryshimet në Kosovë e Shqipëri. Faleminderit! 
Ky bashkëpunim është fryt i drejtpërdrejtë i investimit që LuxDev po bën në ngritjen e kapaciteteve të VET-it kosovar — duke lidhur Kosovën me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Vizita vazhdon!
Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in PristinaLuxDev - Luxembourg Development Cooperation AgencyLuxembourg Aid & Development