- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- ORENDI është njëri nga pjesëmarrësit në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve
Lajme / 01.02.2024
ORENDI është njëri nga pjesëmarrësit në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e Swisscontact në kuadër të projektit FEGO, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve, Stockholm Furniture Fair 6-10 Shkurt 2024.
Lokacioni: Stockholm, Sweden
Stand: C07:43
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se ORENDI është njëri nga pjesëmarrësit në Panair.
Orendi L.L.C është një kompani e themeluar në vitin 2014 në Kosovë, e fokusuar në prodhimin e veçantë të mobiljeve nga druri artificial dhe natyral, me një vizion për të qenë një ndër kompanitë më inovative të mobiljeve në Kosovë. Çfarë i dallon nga konkurrenca sipas tyre është dizajni i produkteve të dedikuara për çdo klient që ka një shije të sofistikuar. Kujdesi për cilësinë dhe detajet është gjithashtu një pikë e fuqishme e ekipit të tyre.