- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 📌🛑Pjesëmarrje në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI)
Lajme / 14.05.2026
📌🛑Pjesëmarrje në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime (KKEI)

Drejtoresha e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës – Wood Cluster Arieta Vula Pozhegu mori pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, i mbajtur më 21 prill 2026 në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt sektorin privat.
Takimi u hap nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, dhe përfshiu diskutime të hapura ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve dhe sektorit privat.
Pjesëmarrja në këtë platformë dialogu publiko-privat është një mundësi e rëndësishme për të adresuar sfidat e industrisë së përpunimit të drurit dhe për të kontribuar në zhvillimin e politikave që mbështesin bizneset në Kosovë.