- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Prodhuesit e Mobiljeve Kosovare morën pjesë në Panairin e Biznesit MOW në Gjermani
Lajme / 25.09.2015
Prodhuesit e Mobiljeve Kosovare morën pjesë në Panairin e Biznesit MOW në Gjermani

Përfaqësuesit e kompanive kosovare të përpunimit të drurit Elnor, Ukaj, Tefik Çanga, Design, Divani, Deco dhe Tedes morën pjesë në panairin vjetor të mobiljeve në Bad Salzuflen, Gjermani, nga data 20-24 shtator 2015. Ky panair i biznesit tërheq blerës të mëdhenj dhe prodhues të vegjël. njësoj nga e gjithë Evropa. Si i tillë, ky panair ofroi një mundësi të shkëlqyer për kompanitë kosovare që të krijojnë kontakte biznesi me distributorët, agjentët, shitësit me pakicë, dyqanet e specializuara, zinxhirët dhe platformat e internetit të mëdha evropiane. Pritet që si rezultat i kontakteve të bëra dhe kontratave të nënshkruara gjatë panairit, të hapen rreth 50 vende të reja pune në sektorin e përpunimit të drurit.