- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 📢 THIRRJE PUBLIKE – SKEMA E GRANTEVE PËR ARSIM DUAL
Lajme / 28.04.2026
📢 THIRRJE PUBLIKE – SKEMA E GRANTEVE PËR ARSIM DUAL

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor - LuxDev, ka lansuar skemën e granteve për arsimin dual.
Qëllimi i skemës është mbështetja e bizneseve dhe krijimi i partneriteteve me IAAP-të publike për t’u mundësuar nxënësve përvojë praktike sipas modelit të arsimit dual.
Kjo skemë mbështetet nga projekti “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe implementuar nga MINTI përmes KIESA-s dhe LuxDev.
Afati për aplikim: deri më datë 30.04.2026 në 23:59h
Si të aplikoni: Aplikimi bëhet vetëm online përmes emailit: arsimidual@rks-gov.net
Për më shumë informacione mbi procedurat dhe dokumentacionin, vizitoni faqet zyrtare të MINTI-t dhe KIESA-s.
