Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. 📢 Ftesë publike për Kompanitë e Rajonit të Pejës.

Lajme / 16.03.2026

📢 Ftesë publike për Kompanitë e Rajonit të Pejës.

Të gjitha kompanitë nga rajoni i Pejës janë të mirëseardhura, veçanërisht ato që veprojnë në industrinë e drurit, prodhim, shërbime IT dhe energji të ripërtëritshme.

Takim Informues

Mësimi Profesional Dual & Skemat e Granteve

Ftohen të gjitha kompanitë e interesuara të marrin pjesë në takimet informuese që synojnë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe arsimit profesional.

📅 13 Janar 2026

🕘 12:30–15:00

📍 Restaurant Univers - Pejë

🔎 Çfarë do të trajtohet në takim?

▪️ Përfitimet dhe obligimet e përfshirjes në mësimin profesional dual

▪️ Mundësitë e bashkëpunimit me shkollat profesionale

▪️ Prezantimi i Skemave të Granteve

▪️ Sesion Pyetje & Përgjigje me pjesëmarrësit

🎤 Prezantime nga: MASHTI, LuxDev, SHPDK,OEK dhe MIRECK

👉 Pjesëmarrja juaj kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet bizneseve dhe arsimit profesional.

Me respekt,

SHPDK | OEK | MIRECK

Në partneritet me LuxDev – Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor

Embassy of the Grand-Duchy of Luxembourg in Pristina

Luxembourg Aid & Development

LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në