- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 📌 SHPDK në sesionin informues të KIESA-s për grante — Arsimi Dual
Lajme / 28.04.2026
📌 SHPDK në sesionin informues të KIESA-s për grante — Arsimi Dual

Kryetari i SHPDK-së, z. Zenel Kelmendi, dhe Drejtoresha Ekzekutive, znj. Arieta Pozhegu, morën pjesë në sesionin informues të organizuar nga KIESA, lidhur me skemën e granteve për arsimin dual.
Skema mbështet ndërlidhjen e bizneseve me sistemin e arsimit profesional dhe ofron mundësi financiare për kompanitë që investojnë në aftësimin e të rinjve.
Skema mbështetet nga projekti “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i implementuar nga MINTI përmes KIESA-s, në bashkëpunim me LuxDev.
Afati i fundit për aplikim: 30 Prill 2026
arsimidual@rks-gov.net
SHPDK inkurajon të gjithë anëtarët e interesuar të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit!