Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.

Lajme / 03.01.2024

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.

Datat: 16 – 19 Janar, 2024

Lokacioni: Basel - Zvicër

Halla 1.1, shtandi A60, A90, B60.

ALBED është një nga ekspozuesit në panairin më të madh në Europë në sektorin e ndërtimit, Swiss Bau 2024.

ALBED është kompani e mobiljeve e themeluar në vitin 1992. Specializohet në prodhimin e kuzhinave, garniturave për dhoma te ndejes, mobiljeve kontraktuale (hoteleve) dhe dyer. Ne ofrojmë produkte cilësore dhe moderne për të plotësuar nevojat e klientëve tanë. Me një theks të veçantë në dizajn dhe funksionalitet, koleksionet tona përfshijnë kombinimin e teknologjisë së fundit me estetikën klasike. Ambicia jonë është të ndajmë vizionin tonë për prodhimin e mobiljeve cilësore në tregjet ndërkombëtare.
Ftojmë të gjithë te interesuarit të na vizitojnë dhe të njihen me inovacionet tona, duke shpresuar që do të frymëzojmë dhe krijojmë bashkërisht ambientet më të bukura dhe të përshtatshme për shtëpitë dhe ambientet e bizneseve.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në