Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 13 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.

Lajme / 23.01.2024

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e GIZ dhe PPSE, organizon pjesëmarrjen e 13 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin SWISS Bau 2024.

Datat: 16 – 19 Janar, 2024
Lokacioni: Basel - Zvicër
Halla 1.1, shtandi A60, A90, B60.
VATËR1954 është një nga ekspozuesit në panairin më të madh në Europë në sektorin e ndërtimit, Swiss Bau 2024.
VATËR1954, një kompani me bazë në Prizren-Kosovë që ka përmirësuar zanatin e punës me dru që nga viti 1954. Specializohemi në krijimin e dritareve të shkëlqyera të drurit, dritareve dru-alumini, dyerve dhe produkteve të tjera të punuara me dru sipas porosisë. VATËR1954 njihet për ekspertizën në prodhimin e produkteve të drurit të cilat janë të cilësisë së lartë. Ne krenohemi me vëmendjen tonë ndaj detajeve dhe artizanëve të specializuar që përpunojnë çdo produkt me precizitet, duke siguruar që të përmbushë standardet tona të larta.
VATËR1954 do të shfaqë inovacionet më të fundit dhe produktet e saj ekskluzive. Në thelb të prezantimit tonë do të jenë dritaret e vecanta nga druri dhe dru-alumini.
Ju mirepresim me ngrohtësi dhe entuziazëm për të ndarë me ju pasionin tonë për punën e kujdesshme dhe krijimin e produkteve të cilësisë së lartë në botën e ndërtimit.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në