Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Folësit dhe temat në Konventën e Industrisë së Drurit - Edicioni i 6-të

Lajme / 22.11.2023

Folësit dhe temat në Konventën e Industrisë së Drurit - Edicioni i 6-të

Besnik Berisha

Besnik Berisha është Drejtor Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Hotelin Emerald për të folur më shumë për një risi në eksportin financiar dhe çfarë domethënie ka kjo për industrinë e drurit në Kosovë.
Z. Berisha është një ekspert i bankimit, ka përvojë të gjerë me SME-të dhe sfidat me të cilat përballen këto biznese në treg. Ai ka diplomë bachelor në ekonomi dhe master në Menaxhment Financiar, ka qenë pjesë e bordit në ProCredit Kosovë dhe Shqipëri, dhe është pjesë e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore që nga viti 2017.

Arbër Bakija

Arbër Bakija është CEO i BBros, një kompani që mirret me zhvillim dhe dizajn të softuerëve. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Hotelin Emerald për të folur më shumë për prezantimin e industrisë së drurit përmes dixhitalizimit të proceseve.
Gjatë gjithë karrierës së z. Bakija, ai është fokusuar në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Kohëve të fundit, ai është përfshirë në dixhitalizimin e industrisë së drurit dhe ka zhvilluar një Sistem të Ekzekutimit të Prodhimit të quajtur MIKA. Vizioni i tij për të sjellë teknologjitë dhe inovacionet më të reja në industrinë e drurit është frymëzim për gjeneratat e reja që duan të kenë një karrierë në këtë sektor.

Arieta Pozhegu

Arieta Pozhegu është Drejtore Ekzekutive e SHPDK-së që nga viti 2005. Ajo do të na bashkohet më 30 nëntor në Hotelin Emerald për të folur më shumë për sektorin e drurit në Kosovë, duke u fokusuar në sfidat dhe mundësitë e pranishme në vendin tonë.
Me një histori mahnitëse në menaxhimin e projekteve, ajo e ka ngritur SHPDK-në në një nivel të lartë. Rritja e anëtarësimit, pjesëmarrja në evente rajonale dhe ndërkombëtare dhe organizimi i panaireve tregtare dhe eventeve B2B janë vetëm disa nga gjërat e mrekullueshme që ajo ka arritur gjatë këtyre 18 viteve. Bashkëpunimi i zonjës Pozhegu me institucionet qeveritare dhe donatorë ka ndryshuar vërtet të ardhmen e industrisë së drurit në Kosovë.

Shefik Bunjaku

Shefik Bunjaku ka qenë një pjesë kyçe e digjitalizimit të kompanisë KIT, e themeluar 20 vite më parë për të ofruar zgjidhje softwerike për biznese dhe projekte qeveritare. Më 30 Nëntor, z. Bunjaku do të na bashkohet te Hoteli Emerald për të folur më shumë rreth digjitalizimit të proceseve në industrinë e drurit.
Shefik Bunjaku, i cili ka përdorur aftësitë e tij në identifikimin e nevojave të bizneseve, i ka dhënë mundësi KIT-it të punoj me klient nga Kosova, Shqipëria, dhe më gjerë. Së fundmi, ai ka marr iniciativën që të zhvilloj ERP për nevojat e industrisë prodhuese vendore, duke përdorur eksperiencën e 20 viteve të fundit. Në këtë event, ai do na tregoj më shumë se si mund të menaxhohen kompanitë me KIT Prod App, i krijuar në epokën e digjitalizimit.

Genoveva Christova-Murray

Genoveva Christova-Murray është një sipërmarrëse seriale, bashkëpronare dhe drejtoreshë menaxhuese e Ligna Group, presidente e Bulgarian Furniture Cluster dhe CreaTech Cluster Bulgaria. Ajo do të na bashkohet më 30 nëntor në Emerald Hotel për të diskutuar rreth tendencave globale dhe evropiane në industrinë e mobiljeve.
Genoveva është një nga themelueset e MISSIA23 - qendra e parë krijuese në Bullgari dhe ka marrë çmimin e Sipërmarrëses së Vitit në vitin 2010 nga Komisioni i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ajo ishte edhe bashkëproducente e Eurovisionit në edicionet 2020 dhe 2021. Atë mund ta gjeni në një seri formatesh si TED Talks, Bulgaria Wants You, Drazkite, ABLE Acceleraor, dhe Women in Clusters, si mentore dhe folëse.

Miftar Veseli

Miftar Veseli është ekspert i dizajnit dhe teknologjisë, me fokus në dizajn interior. Ai e kupton rëndësinë e mjeteve dixhitale dhe përdorimin e tyre në zhvillimin e industrisë së drurit. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor si moderator, ku do të drejtojë sesionin mbi tregtinë elektronike dhe dixhitalizimin e industrisë së drurit.

Shpëtim Shujaku

Shpëtim Shujaku është Menaxher i Lartë i Projektit Komunal Aksioni për Riintegrim dhe Diasporë (MARDI) në Caritas Switzerland në Kosovë. Ai do të na bashkohet në Hotelin Emerald më 30 Nëntor për të diskutuar më shumë rreth aktiviteteve në Kosovë dhe planet për 2023/2024.
Paraprakisht, ai ka punuar në Sustainability Leadership Kosova si Menaxher i Projektit për gati 2 vite. Ai ka një përvojë të madhe me angazhimin e diasporës duke pasur parasysh përvojën e tij katër vjeçare në OJQ Germin, nga 2017 në 2020. Para karrierës së tij profesionale në sektorin joqeveritar, ai ka punuar në sektorin privat si kontabilist.

Besnik Haziri

Besnik Haziri ka qenë pjesë e ProCredit Bank që nga viti 2004, duke avancuar me kalimin e viteve deri në pozitën e menaxherit të degës kryesore të Biznesit në Prishtinë. Më 30 nëntor, ai do të na bashkohet te Hoteli Emerald për të folur më shumë rreth industrisë së drurit, potencialit të saj, dhe eksportit.
Ai ka qenë pjesë e pandarë e zhvillimit të ProCredit Bank në Kosovë, dhe vazhdon të jetë pjesë e trajnimeve të bankierëve të rinj. Gjatë tërë karrierës së tij ka marr pjesë në kurse dhe trajnime për të marrë ekspertizën e nevojshme që e ka ngritur atë në nivele të reja. Për momentin, z. Haziri ligjëron lëndën e Society and Development në qendrën e trajnimeve të ProCredit Bankës në Beograd.

Sheqer Ukaj

Sheqer Ukaj është drejtori ekzekutiv i ELNOR Furniture dhe është një sipërmarrës mjaft i suksesshëm, pasi ka regjistruar kompaninë e tij të parë në moshën 24 vjeçare. Ai do të na bashkohet në Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë si moderator i sesionit “Akademia dhe Industria e Drurit”.
Në vitin 2007, ai themeloi një brend tjetër në Prishtinë të quajtur Elnor Furniture, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të drurit në Kosovë. Ai i ka ndërtuar bizneset e tij përmes pasionit të tij për gdhendjen dhe ndërtimin e komoditetit dhe produkteve ekskluzive nga druri. Misioni i tij ishte së pari të përmbushte kërkesat e tregut vendas duke prodhuar produkte me cilësi të lartë të cilat ofrojnë elegancë dhe konformitet. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, ai ka arritur të ngrejë biznesin e tij nga një kompani e vogël në një nga më të suksesshmet në industri.

Zenel Kelmendi

Zenel Kelmendi është një ndër ndërmarrësit e parë në industrinë e drurit ku operon që nga viti 1990 dhe është themeluesi i kompanisë së prodhimit Fabrika Lumi SH.P.K. Më 30 nëntor, ai do të na bashkangjitet në Hotelin Emerald për ceremoninë e hapjes së Konventës së Industrisë të Drurit në Kosovë.
Nën drejtimin e tij, Fabrika Lumi është shndërruar në një ndër kompanitë më të sukseshme në industrinë e drurit. Fal përvojës dhe sukseseve gjatë gjithë këtyre viteve, z. Zeneli është zgjedhur Kryetar i Bordit në Shoqatën e Përpunueseve të Drurit, ku është duke dhënë kontributin e tij të pakushtëzuar për zhvillimin e industrisë së drurit.

Blerim Sylejmani

Blerim Sylejmani ka përvojë ekzekutive për më shumë se 15 vite, gjatë të cilave ka qenë Drejtor Rajonal i TELKOS, Drejtor Operacional i VIPRINT, dhe CEO i In Home, CANDEO, dhe Loni Dekor. Më 30 nëntor, ai do të na bashkohet në Hotelin Emerald për të diskutuar rreth industrisë së drurit, potencialit të saj, dhe eksportit.
Z. Sylejmani është ekspert i rritjes së shitjeve, përmirësimit të prodhimit, menaxhimit të furnizimit, rritjes së performancës financiare, dhe inovacionit e dizajnit. Të gjitha kompanitë që i ka drejtuar i ka ngritur në renditje të sektorit, është fokusuar në zhvillim dhe inovacion të produkteve, dhe u ka ofruar klientëve zgjidhje të avancuara.

Rexhep Ilazi

Rexhep Ilazi nga USAID Kosovo Compete Activity është një ekspert i arrirë në fushën e konkurrencës me fokus në zhvillimin e sektorit privat në industri të drurit dhe përpunimit të ushqimit. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Hotel Emerald për të moderuar çmimet e konkursit studentor të dizajnit.
Z. Ilazi ka mbikëqyrur me sukses ekipe teknike dhe administrative me aftësitë e tij në hartimin e planeve të punës, zbatimin e strategjive të monitorimit të performancës dhe përpilimin e raporteve. Z. Ilazi ka kushtuar një pjesë të konsiderueshme të karrierës së tij duke punuar me më shumë se 250 biznese të vogla dhe të mesme në Ballkan. Ekspertiza e tij ka përmirësuar shumë sistemet e tyre të marketingut, menaxhimit dhe shitjeve, duke i lejuar ata të kenë akses në tregje të reja.

Katarina Antesic

Katarina është juriste e kualifikuar, e cila ushtron profesionin e juristit në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb. Ajo do të na bashkohet më 30 nëntor në Hotel Emerald për të folur më shumë për bashkëpunimin mes shoqatave në Kosovë.
Ajo ka kryer studimet pasuniversitare për Ligjin e Financave të Korporatave në Universitetin e Rijekës, Fakulteti Juridik dhe ka certifikata të shumta ndërkombëtare në fushën e ligjit të korporatave dhe tregut. Katarina gjithashtu shërben si zhvilluese biznesi për ndërmarrjet ndërkombëtare të angazhuara në zhvillimin e pasurive të paluajtshme.

Fisnik Bajrami

Fisnik Bajrami, i cili aktualisht drejton Projektin FEGO në Swisscontact si Menaxheri i Projektit, ka mbi 14 vjet përvojë në zhvillim, ligjërim, dhe menaxhim projektesh. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Hotel Emerald për të shtjelluar strategjitë transformuese të projektit FEGO mbi temën e aktivitetit të donatorëve.
Z. Bajrami ka përdorur përvojën e tij të gjerë në zhvillimin dhe monitorimin e sistemeve të tregut për të avancuar objektivat e projektit FEGO, veçanërisht krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e të ardhurave në zhvillimin e sektorit privat në sektorët e mobiljeve, veshjeve dhe turizmit rural në Kosovë. Përpara Swisscontact, Fisniku ka udhëhequr dhe kontribuar në projekte të ndryshme kërkimore dhe zhvillimore përmes rolit të tij si studiues në institutin Riinvest. Tashmë, Fisniku është ligjërues i Ekonomisë në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është duke vazhduar doktoraturën në Universitetin Charles.

Leonora Kusari

Leonora Kusari është Menaxhere dhe Koordinatore Rajonale e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ajo do të na bashkohet në Emerald Hotel për Konventën e Industrisë së Drurit në Kosovë më 30 nëntor për të folur më shumë për mbështetjen e BERZH-it në temën e aktivitetit të donatorëve dhe planet për 2023/24.
Detyrat e Leonora Kusarit në pozitat e saj kërkojnë që ajo të sigurojë zbatimin e planeve operative, të koordinojë produktet e integruara dhe inovative në Ballkanin Perëndimor, të përgatisë dhe dorëzojë plane operacionale, aktivitete mujore dhe raporte të projekteve dhe donatorëve.

Azem Jakupi

Azem Jakupi jeton dhe vepron në Austri që nga viti 1991. Është pronar i firmës Jabawood GMBH dhe përfaqësues gjeneral i firmës Pabst për Europën juglindore dhe perëndimore. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Emerald Hotel për të diskutuar rreth industrisë së drurit, potencialit të saj, dhe eksportit.
Z. Jakupi filloj në biznesin me lëndë druri në vitin 2002, duke furnizuar KFOR-in dhe vazhdoi duke u zgjeruar në Kosovë, Evropë Juglindore dhe Perëndimore. Këtë vit firma e tij Jabawood GMBH ka zgjeruar distribuimin e produkteve nga druri ekskluzivisht nga prodhuesit Kosovar në tregun Austriak dhe tregun Perëndimor, ku janë të njohur në qytetin Judenburg si Jabawood Mobileria GMBH. Ai është bashkëpuntor me ShPDK që nga viti 2012.

Metë Gashi

Metë Gashi është përfaqësues i kompanisë Mahagoni në Zvicërr. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Emerald Hotel për të diskutuar rreth industrisë së drurit, potencialin e saj, dhe ekpsortin.
Z. Gashi ka qenë përfaqësues i Mahagoni që nga krijimi i saj në pranverë të vitit 2015. Kompania tani ka 2 pika të shitjes në Zvicër; në Winterthur dhe në Fribourg. Në këto dy pika kanë 15 punëtor ndërsa në Pejë, Kosovë kanë rreth 65.

Hashim Deshishku

Hashim Deshishku është një ndër themeluesit e SHPDK-së, tani dhe nënkryetar i bordit. Ai si biznismen ka arritur të krijoj histori në fushën e prodhimin, ndërtimit, tregtisë dhe industrisë. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Emerald Hotel për të shpërndarë çmimet e garës studentore për dizajn.
Në vitin 2001 ai hapi bankën e parë kosovare-sllovene “Kasabanka”. Ndërsa në vitin 2006 Kasabanka u shëndrrua në NLB Banka dhe tani z. Deshishku është aksionar. Në vitin 2006 filloi aktivitetin e kompanisë të sigurimeve “Sigkos”. Në vitin 2008 hapi Institucionin financiar bankar ”Lesna IF”. Këto dhe shumë arritje të tjera tregojnë se ai ende është në proces të së plotësuari vetën e tij në fushën e biznesit.

Riad Durguti

Riad Durguti është një profesionist në industrinë e përpunimit të drurit, me mbi dhjetë vjet përvojë të gjerë. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor për të diskutuar më shumë rreth zhvillimit të fuqisë punëtore dhe Këshillit Sektorial.
Ai filloi karrierën si programues CNC dhe ekspertiza dhe përkushtimi i tij e shtynë atë në rolin e Shefit të Operacioneve në Dekoriti LLC. Si një vizionar në terren, Riadi bashkëthemeloi Qendrën e Trajnimit Dekoriti. Kjo iniciativë pasqyron angazhimin e tij për të avancuar zhvillimin e fuqisë punëtore në industrinë e përpunimit të drurit. Nën drejtimin e tij, Dekoriti është bërë një qendër për nxitjen e aftësive dhe njohurive.

Kreshnik Shehu

Kreshnik Shehu është themelues dhe CEO i Grupit të kompanive SHEHU (SHEHU, SHEHU Academy, SI-MAC Kosova dhe Mikasoft). Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Hotel Emerald për të diskutuar më shumë rreth zhvillimit të fuqisë punëtore dhe Këshillit Sektorial.
Kreshniku është një sipërmarrës dinamik dhe i kompletuar me pasion për inovacionin në industrinë e përpunimit të drurit. Me një sy të mprehtë për mundësitë e biznesit, Kreshniku ka udhëhequr me sukses kompaninë e tij në lartësi të reja, duke kombinuar mjeshtërinë tradicionale me teknikat moderne për të krijuar produkte druri me cilësi të lartë.

Ilirjana Geci

Ilirjana Geci mban pozitën e Ligjërueses dhe shërben si Drejtoreshë e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve në Kolegjin AAB. Ajo do të bashkohet me ne më 30 nëntor për të diskutuar rreth Bashkëpunimit të Universiteteve/Kolegjeve me Industrinë (Konkursi i studentëve për dizajn dhe punime afatgjata).
Rrugëtimi i saj profesional është plot përvoja të vlefshme në zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve, të fituara përmes angazhimit aktiv me organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në Kosovë dhe rajonin përreth, me fokus dominues në të drejtat e njeriut. Ilirjana njihet si një aktiviste dhe avokate e përkushtuar, veçanërisht për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Astrit Panxha

Astrit Panxha është Drejtor Ekzekutiv dhe një nga themeluesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës – KPK. Para krijimit të KPK-së ai ka punuar si ekonomistë i lartë në Departamentin e Stabilitetit Financiar dhe Analizës Ekonomike në Bankën Qendrore në Republikën e Kosovës. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Emerald Hotel për të moderuar njërin nga sesionet e Konventës së Industrisë së Drurit në Kosovë.
Astriti iu bashkua Departamentit të FSEA-së në vitin 2009 si hulumtues ekonomik (deri në vitin 2013), ku punoi në vlerësimin e performancës dhe rreziqeve të sektorit financiar në përgjithësi dhe sektorit bankar në veçanti. Ai ishte përgjegjës për testimin e stresit dhe studimin e kreditimit në sektorin bankar. Gjithashtu, ai ishte aktivisht i përfshirë në hartimin dhe zbatimin e testit të stresit, parashikimit bankar dhe modelit makroekonomik. Në vitin 2012, Astriti punoi në Ministrinë Federale Gjermane të Financave në Berlin, si pjesë e ekipit që ishte përfshirë në zhvillimin e politikave dhe mbikëqyrjen e fondit që ishte përgjegjës për shpëtimin e bankave.

Mentor Zekaj

Mentor Zekaj është drejtor ekzekutiv i Mobile Dekor dhe dizajner i interierit. Ai do të na bashkohet më 30 nëntor në Emerald Hotel për të folur më shumë rreth prezantimit të industrisë së drurit nëpërmjet digjitalizimit të proceseve.
Ai ka përvojë rreth 20 vjeçare në prodhimin dhe montimin e orendive shtëpiake. Disa prej përgjegjësive të tij si drejtor i Mobile Dekor janë digjitalizimi i linjës së prodhimit, programimi i makinerive CNC, dhe planifikimi i strategjisë së marketingut dhe shitjeve.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në