- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Vizitë pune tek kompania LUMI sh.p.k
Lajme / 14.05.2026
Vizitë pune tek kompania LUMI sh.p.k

Sot, si pjesë e planit të vizitave tek anëtarët e SHPDK, vizituam kompaninë LUMI sh.p.k, ku pатëm kënaqësinë të takoheshim me Z. Zenel Kelmendi — Kryetar i Bordit të SHPDK dhe njëkohësisht pronar i kësaj ndërmarrjes LUMI sh.p.k
Gjatë takimit u njoftuam me:
Zhvillimet e fundit në prodhimin e dyerve dhe kuzhinave
Investimet e realizuara në avancimin teknologjik
Zbatimin e suksesshëm të sistemit DUAL
Një lajm inkurajues: kompania LUMI aktualisht ka të angazhuar 8 nxënës nga profilet Mekatronikë dhe Zdrukthtari — një shembull i mrekullueshëm i bashkëpunimit ndërmjet biznesit dhe arsimit profesional!
SHPDK, së bashku me anëtarë të Bordit, do të vijojë vizitat tek kompanitë anëtare gjatë javëve në vijim. Besojmë se ky bashkëveprim i drejtpërdrejtë forcon lidhjet tona dhe ndihmon në adresimin e nevojave reale të bizneseve tona.
Jemi krenarë të kemi në mesin tonë ndërmarrje si LUMI sh.p.k, të cilat investojnë jo vetëm në teknologji, por edhe në brezin e ri. 