Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Delegacioni i përfaqësuesve nga Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Drurit të Kosovës (SHPDK) mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare me titullin "Clusters meet Regions"

Lajme / 15.09.2023

Delegacioni i përfaqësuesve nga Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Drurit të Kosovës (SHPDK) mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare me titullin "Clusters meet Regions"

Drejtoresha e SHPDK, në prezantimin e saj ofroi informacione, bëri një përshkrim të thellë të industrisë së drurit të Kosovës, duke paraqitur mundësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo industrisë në. Ky prezantim arriti të tërhiqte vëmendjen e të pranishmëve dhe tregoi potencialin e madh të kësaj industrisë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit.
Pas prezantimeve të suksesshme të sektoreve të ndryshëm nga shtetet e tjera të Evropës, delegacioni i SHPDK vazhdoi të merrte pjesë në takime të nivelit B2B (biznes me biznes) me shoqatat dhe klastere të ngjashëm nga vendet e tjera të Evropës. Këto takime ishin një platformë e shkëlqyer për të shkëmbyer ide, përvoja dhe mënyra të ndryshme të punës, duke promovuar bashkëpunimin dhe lidhjet e reja të biznesit në nivel ndërkombëtar.
Kjo ishte një përvojë e mrekullueshme për delegacionin e SHPDKse shkëmbimi i eksperiencave është një mjet i fuqishëm për zhvillimin e industrisë së drurit në Kosovë dhe për të përforcuar lidhjet me partnerët ndërkombëtarë në fushën e përpunimit të drurit sidomos ofertat me sherbime qe vendet e ndryshme ofrojne.

14 Shtator 2023

Mbeshtetur nga : GIZ

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në