- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Drejtoresha e SHPDK mori pjesë në një takim të përbashkët me përfaqësues nga RIINVEST
Lajme / 27.06.2024
Drejtoresha e SHPDK mori pjesë në një takim të përbashkët me përfaqësues nga RIINVEST

Drejtoresha e SHPDK mori pjesë në një takim të përbashkët me përfaqësues nga RIINVEST, Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për validimin e të dhënave nga hulumtimi: ‘’STUDIMI GJITHËPËRFSHIRËS PËR TË IDENTIFIKUAR BOSHLLËQET E AFTËSIVE NË TREGUN E PUNËS NË SEKTORIN E INDUSTRISË’’
Pjesëmarrja në këtë takim ishte shumë e rëndësishme për të diskutuar rreth të gjeturave preliminare nga anketa me bizneset, specifikisht në sektorin e prodhimit/përpunimit të drurit të cilat do të shërbejnë si bazë për orientimin e programeve në përputhje me kërkesat e industrisë.