Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Mbyllet Panairi më i madh ndërtimit në Europë Swiss Bau 2024

Lajme / 20.01.2024

Mbyllet Panairi më i madh ndërtimit në Europë Swiss Bau 2024

Sot mbyllet Panairi më i madh ndërtimit në Europë Swiss Bau 2024, me një sukses të jashtëzakonshëm, duke atraktuar mijëra vizitorë nga e gjithë Evropa.
Pavioni i Kosovës ishte një ndër pikat më tërheqëse të panairit, ku 12 kompani shfaqën kreativitetin dhe cilësinë e tyre në botën e ndërtimit dhe perpunimit te drurit.
Ky pavion ofroi një eksperiencë unike për vizitorët, duke prezantuar një gamë të gjerë të produkteve, nga materiale ndërtimi deri te dizajnet më inovative.
Falenderojme kompanitë Kosovare të cilat demonstruan përpjekjet e tyre në zhvillimin e produkteve me standarde të larta cilësore, duke përdorur teknologji moderne dhe praktika të avancuara të prodhimit.
Më shumë se një vend ku shfaqeshin vetëm produkte, pavioni i Kosovës shndërrohej në një ambient që ofronte shpjegime detajuar nga ekspertët e fushës dhe mundësi për dialog të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e kompanive. Kjo sjellje e hapur dhe miqësore e bëri të mundur për vizitorët të njihen thellë me vlerat dhe historinë e secilës kompani.
Pjesëmarrja e kompanive u organizua nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës në bashkëpunim me Kosovo Investment and Enterprise Support Agency - KIESA, dhe u mbështet nga GIZ Kosovo dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim (#SDC) përmes projektit #PPSE

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në