Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes KIESA'së dhe Këshillit Evropian të Investitorëve (EIC) organizuan konferencën vjetore për promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë

Lajme / 14.12.2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes KIESA'së dhe Këshillit Evropian të Investitorëve (EIC) organizuan konferencën vjetore për promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, në fjalën e saj hyrëse foli për proceset e politik-bërjes në industri, ndërmarrësi si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, duke theksuar se zhvillimi i sektorëve të industrisë përpunuese është shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, me kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen e vlerës së prodhimit në vend dhe në rritjen e numrit të punësuarve me profile të ndryshme.
Ministrja Hajdari, vlerësoi lartë gjetjet nga studimet e zinxhirëve të vlerës për shtatë sektorët e industrisë përpunuese - drurit, mobilerisë, plastikës, minerale jo metalike, të asaj metalike, ushqimit dhe pijeve, si dhe kimikateve, si përformuesit më të mirë dhe me kompetencë të fuqisë punëtore në prodhim, të cilët kontribuojnë më së shumti në objektivat për Strategjinë për zhvillim të industrisë dhe mbështetje të biznesit, e cila gjatë kësaj jave do të përcillet për konsultime paraprake.
Ministrja Hajdari, theksoi përparësitë konkurruese për investime që ka vendi ynë, dhe progresin e MINT në plotësimin e legjislacionit për investime dhe politika tregtare, këtë vit, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe në harmoni me legjislacionin e BE-së, me qëllim për integrimin e fuqishëm ekonomik dhe tregtar me vendet dhe principatat e BE-së.
Ligji për investime të qëndrueshme; ligji për parqet industriale dhe teknologjike; ligji për inovacion dhe ndërmarrësi; ligji për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale; ligji për mbrojtjen e konkurrencës dhe ligji për turizmin, janë disa nga ligjet kryesore të hartuara dhe plotësuara gjatë këtij viti, që do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes në vendin tonë, rritjen e investimeve dhe rritjen e exporteve të prodhimeve vendore në vendet e BE-së dhe më gjerë.
Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua edhe Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, i cili tha se Kosova qëndron më mirë në sundimin e ligjit sesa vendet e rajonit, duke u radhitur e para në Balkan dhe dyta në mesin e 14 vendeve të Evropes Lindore, që ende nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. Ai shprehu vizionin qeveritar që Kosova të bëhet shtet lider në investimet e huaja direkte dhe në exporte në rajonin e 6 shteteve të Ballkanit Perendimor.
Vlerësim pozitiv kishte edhe nga znj. AnnaCarin Platon, udhëheqëse e Sektorit të Politikave Ekonomike dhe Integrimit Evropian pranë Zyrës së BE-së, e cila tha se përkundër sfidave, ekonomia e Kosovës në vitet e fundit ka shënuar një normë pozitive të rritjes ekonomike.
Ndërkaq, Kryesuesja e Këshillit të Investitorëve Evropianë, znj. Eriola Bibolli, tha se Kosova ka edhe më shumë potencial të zhvillimit.
Fjalimet vazhduan me panelin e diskutimit rreth investimeve dhe eksportit, me përfaqësim nga KIESA Z.Zef Dedaj ,EIC, znj.Arieta Vula Pozhegu SHPDK Shoqata e Përpunuesve të Drurit, Fondi Kosovar për Garanci të Kredive, Agron Llugaliu Dogana e Kosovës dhe me reflektime nga shumë përfaqësues të biznesit, duke vënë në pah progresin në rritje të investimeve dhe export si dhe nevojën për krijim të bashkëpunimeve të strukturuara në të mirë të rritjes së prodhimit në vend, heqjen e vizave për të lehtësuar exportin në vendet e BE-së dhe për një industri më të integruar globalisht.
SHPDK znj. Arieta theksoi per te pranishmit nevojen per nje shtytje te prodhuesve kosovare per rritje te kapaciteteve prodhuese permes investimeve ne linja te prodhimit; pasi sipas saj kapacitetet dhe produktet nga Kosova nuk plotesojne kerkesat per bleresit Evropjan. Nevojen per zhvillim te investimeve ne faktorin njeri dhe inovacion e kreativitet; dhe nevoje. N per subvensionim te prodhuesve ne eksport.Cfare do te humbas Kosova me nje subvencionim kur vlera totale e eksporteve te Kosoves eshte rreth 700mil.eur!
Viti pare sigurisht do te ishte perfitim per Kosoven nese llogarisim nje 10% subvencionim ne vleren eksportuese!

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në