Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Industria e Drurit ekspozon për herë të parë në Tregun Skandinav

Lajme / 26.01.2024

Industria e Drurit ekspozon për herë të parë në Tregun Skandinav

SHPDK, në bashkëpunim me KIESA dhe me mbështetjen e Swisscontact në kuadër të projektit FEGO, organizon pjesëmarrjen e 10 kompanive prodhuese nga Kosova në Panairin Nderkombëtar të Mobiljeve, Stockholm Furniture Fair 6-10 Shkurt 2024.

Përmes kësaj platforme, kompanitë nga Kosova do të kenë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre kreativ të produkteve të cilësisë së lartë dhe inovacioneve të fundit nga sektori i mobilerisë, duke hapur dyert për bashkëpunime afatgjata në tregun ndërkombëtar.

Falenderojmë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë & KIESA dhe Swisscontact Projekti FEGO për mbështetjen e sektorit privat në veqanti prodhuesit me potencial eksporti.

Lokacioni: Stockholm, Sweden

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në