- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Janë zhvilluar dy Standarde të Profesionit (SP) në sektorin e përpunimit të drurit: Standardi për Zdrukthtarë dhe Standardi për Mobilier
Lajme / 19.12.2024
Janë zhvilluar dy Standarde të Profesionit (SP) në sektorin e përpunimit të drurit: Standardi për Zdrukthtarë dhe Standardi për Mobilier

Nën udhëheqjen e ekspertit të jashtëm z. Rame Likaj dhe me mbështetjen e projektit PSWD implementuar nga IREX, janë zhvilluar dy Standarde të Profesionit (SP) në sektorin e përpunimit të drurit: Standardi për Zdrukthtarë dhe Standardi për Mobilier.
Standardi për Zdrukthtarë është rishikuar, ndërsa Standardi për Mobilier është zhvilluar për herë të parë, sipas kërkesës së Këshillit për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore. Pas disa muajsh pune, të dy standardet tani janë finalizuar në dhjetor dhe janë gati për t’u dorëzuar në AKK.
Ne vlerësojmë shumë mbështetjen e projektit për këtë iniciativë thelbësore për industrinë.
Faleminderit grupit punues për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve!