Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Gratë në Industrinë e Përpunimit të Drurit

Lajme / 18.09.2022

Gratë në Industrinë e Përpunimit të Drurit

Qëllimi i përgjithshëm i këtij aktiviteti është promovimi i karrierës dhe edukimit të grave në sektorin e përpunimit të drurit përmes heqjes së stigma-s për gratë që punojnë në përpunimin e drurit dhe identifikimin dhe përzgjedhjen e pesëdhjetë (50) grave për ofrimin e mundësive për gjetjen e vendeve të punës për të paktën 50% të trajnuarave që përfundojnë me sukses programin.
Si rezultat i promovimit, morëm shumë aplikime. Kishim 155 gra dhe vajza të interesuara për të marrë një Kualifikim Trajnimi në Industrinë e Përpunimit të Drurit, me mundësinë për të siguruar një vend pune në kompanitë përkatëse.
Në bashkëpunim të ngushtë me stafin e USAID Kosovo Compete Activity, kemi përgatitur Termat e Referencës (ToR) për përzgjedhjen e kandidatëve që do të ndjekin Trajnimet.


Disa nga kriteret ishin si më poshtë:

  • Të papunët
  • Gjinia (gra, vajza)
  • Mosha (18-45)
  • Studentë

Nga 155 kandidatët e interesuar kemi përzgjedhur 50 gra dhe vajza që plotësojnë kriteret dhe i kemi ndarë ato në dy Qendra Trajnimi bazuar në profilin e Trajnimit që ato ishin të interesuara të ndiqnin.
Pasi roli ynë si SHPDK ishte të krijonim lidhje midis punekërkuesve dhe kompanive të përpunimit të drurit, organizuam dhe përgatitëm kandidatët për praktikë dhe i deleguam ata në kompanitë përkatëse. Kandidatëve iu ofrua mundësia për të zgjedhur kompaninë në qytetin më të afërt me ta, pasi kemi kompani anëtare në të gjithë vendin.
Jemi të kënaqur që kemi arritur një rezultat të krijimit të vendeve të punës për 25 gra në Industrinë e Përpunimit të Drurit si rezultat i Programit të Trajnimit, mbështetur nga Aktiviteti USAID Kosovo Compete, dhe i implementuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në