Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Kompani të përpunimit të drurit nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar ‘Stockholm Furniture Fair’ 4-8 Shkurt në Suedi

Lajme / 22.01.2025

Kompani të përpunimit të drurit nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar ‘Stockholm Furniture Fair’ 4-8 Shkurt në Suedi

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës me mbështetje të FEGO Project Kosovo organizon pjesëmarrjen e shtatë kompanive nga industria e drurit në Panairin Ndërkombëtar të Mobiljeve, Stockholm Furniture Fair, një ngjarje prestigjioze që mbledh profesionistë të industrisë së mobiljeve dhe dizajnit nga mbarë bota.
✨🪵Këto kompani kanë kompozuar një linjë impresionuese të produkteve që do të ekspozohen në pavionin e Kosovës për bizneset dhe klientët e interesuar në tregun Skandinav.
Përmes kësaj platforme, kompanitë nga Kosova do të kenë mundësinë të tregojnë potencialin e tyre kreativ të produkteve të cilësisë së lartë dhe inovacioneve të fundit nga sektori i mobilerisë, duke hapur dyert për bashkëpunime afatgjata në tregun ndërkombëtar.

Ejani dhe na vizitoni:

🗓️ 4-8 Shkurt 2025

📍 Shtandi A14:50

🔗www.stockholmfurniturefair.se

*Ky aktivitet mbështetet nga projekti FEGO, I cili financohet nga SIDA dhe implementohet nga Swisscontact.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në