Kalo te përmbajtja
SHPDK
  1. Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
  2. Aktivitetet
  3. Kompanitë e përpunimit të drurit do të hapin 56 vende të reja pune brenda dy viteve me grante!

Lajme / 31.05.2018

Kompanitë e përpunimit të drurit do të hapin 56 vende të reja pune brenda dy viteve me grante!

Artan Jakupi, nga kompania e përpunimit të drurit Candeo dhe Gent Ademaj nga kompania e përpunimit të drurit Mobileria Real, nënshkruan grantet e dhëna nga projekti EMPOWER Sektori Privat.  Së fundmi, të dyja kompanitë kanë ndërtuar objekte të reja dhe moderne prodhimi nga të cilat planifikojnë të operojnë. Grantet do t'u mundësojnë atyre të blejnë pajisje për objektet e tyre të reja, të zgjerojnë kapacitetet prodhuese dhe të përmirësojnë cilësinë e produktit.  Së bashku kompanitë do të krijojnë 56 vende të reja pune brenda dy viteve të ardhshme.

Candeo LLC është themeluar në vitin 2016 në Prishtinë, dhe që atëherë ka arritur të krijojë një treg të qëndrueshëm në nivel lokal duke eksportuar edhe në Austri dhe Luksemburg. Mobileria Real ka mbi 14 vjet përvojë në prodhimin e kuzhinave dhe mobiljeve të tjera shtëpiake, duke e bërë atë një nga kompanitë më të njohura të përpunimit të drurit në Prizren. Në partneritet me SIDA – Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim.

Një lidhje e mirë fillon me një bisedë.

Kontakto SHPDK-në