- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- 📌 Workshop: Mësimi Profesional Dual & Skemat e Granteve
Lajme / 16.03.2026
📌 Workshop: Mësimi Profesional Dual & Skemat e Granteve

Më 13 janar 2026, në Restaurant Univers – Pejë, u mbajt me sukses takimi informues kushtuar Mësimit Profesional Dual dhe Skemave të Granteve, me pjesëmarrjen e bizneseve, institucioneve dhe partnerëve zhvillimorë.
Takimi u organizua nga SHPDK, në bashkëpunim me OEK & MIRECK, në partneritet me LuxDev – Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, me qëllim informimin dhe fuqizimin e bizneseve për përfshirje aktive në arsimin profesional dhe skemat mbështetëse financiare.
Gjatë sesionit u diskutuan:
Qëllimet dhe rëndësia e mësimit profesional dual
Përfitimet dhe detyrimet e bizneseve në këtë model
Prezantimi i projektit “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”
Mundësitë e skemave të granteve, kriteret e aplikimit dhe afatet
Diskutim i hapur me bizneset për pyetje dhe sqarime
Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet sektorit privat, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke kontribuar në zhvillimin e fuqisë punëtore dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për angazhimin dhe kontributin e tyre.