- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- ✅ TAKIMI INFORMUES PËR RAJONIN E FERIZAJIT U ZHVILLUA ME SUKSES
Lajme / 16.03.2026
✅ TAKIMI INFORMUES PËR RAJONIN E FERIZAJIT U ZHVILLUA ME SUKSES

Mësimi Profesional Dual & Skemat e Granteve
23.12.2025
USHAF – Ferizaj
Takimi informues, i organizuar nga SHPDK ne bashkpunim me OEK dhe MIRECK, në partneritet me LuxDev – Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor, u zhvillua me sukses duke mbledhur biznese dhe akterë relevantë.
Fjalimet për prezantimin e pikave të agjendës u mbajtën nga:
Arieta Vula Pozhegu – SHPDK
Agon Jusufi – OEK
Luan Hoti – LuxDev
Gjatë takimit u diskutuan:
Mësimi Profesional Dual dhe roli i bizneseve
Përfitimet dhe detyrimet për kompanitë pjesëmarrëse
Skemat e granteve të ofruara nga Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor
Mundësitë për bashkëpunim dhe zhvillim të fuqisë punëtore
Diskutimi i hapur me bizneset kontribuoi në sqarimin e procedurave, kritereve të aplikimit dhe hapave të ardhshëm.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe partnerët për angazhimin dhe interesimin e treguar në fuqizimin e arsimit profesional dhe punësimit të qëndrueshëm në Kosovë.