- Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Aktivitetet
- Konventa e Industrise se Drurit-Edicioni i V
Lajme / 31.08.2020
Konventa e Industrise se Drurit-Edicioni i V

Edicioni i peste i garës studentore për dizajn i mirëpret studentët në fushën e arkitekturës, dizajnit të interierit, dizajnit të integruar dhe teknologjisë së drurit, të regjistruar në Kosovë që t’a ushtrojnë kreativitetin e tyre dhe të vijnë me një projekt ideor për mënyra të reja të përpunimit të drurit. Gara studentore për dizajn organizohet në kuadër të Konventës së industrisë së Drurit e cila mbahet me 8 Dhjetor 2022 ne Emerald Hotel.
Përmes këtij aktiviteti financuar nga USAID EMPOWER Sektori Privat, SHPDK synon ta publikojë një ‘forum të politikave’, një takim në mes të biznesve (B2B), strategji dhe punëtori të marketingut, panair, konkurs për dizajn të produktit dhe t’i bashkojë njerëzit për t’iu treguar kapacitetet e Kosovës në sektorin e përpunimit të drurit dhe të avokojë për më shumë përmirësim të mjedisit afarist.
Gara ka për qëllime jetësimin e dizajnave inovative në industrinë e drurit për prodhim të gjerë industrialë për shfrytëzim nga publiku.
Çka presim nga aplikuesit:
Nga aplikusit kërkohen propozime të realizushme që mund të varijojn nga orenditë e përditshme deri ne objekte në minaturë për përdorim të përditshme.
Çmimet: Vendi i parë 500 EUR | Vendi i dytë 300 EUR | Vendi i tretë 200 EUR dhe çmimi i publikut prej 300 EUR
Të gjithë finalistëve të tjerë do t’ju ndahen certifikata të pjesëmarrjes dhe dizajnet e tyre do të publikohen në katalogun zyrtar të garës studentore të dizajnit.
Projektet do të vlerësohen në bazë të formës së vlerësimit të mëposhtme ku:
Inovacioni vlen 50% dhe
Dizajni vlen 30%
Mundësia e lansimit në treg vlen 20%
Afati për aplikim: 30 Nentor 2022
Gara organizohet brenda Universitetit perkates,prandaj studentet aplikojne ne adresen e poshteshenuar ne varesi te Universitetit qe i takojne:
Afati për aplikim: 30 Nentor 2022
Gara organizohet brenda Universitetit perkates,prandaj studentet aplikojne ne adresen e poshteshenuar ne varesi te Universitetit qe i takojne:
### Studentet e UBT aplikojne : sebil.spat@ubt-uni.net
### Studentet e USHAF aplikojne ne emailin: faton.spahiu@ushaf.net
### Studentet e AAB aplikojne ne emailin:
info@aab-edu.net dhe bujar.demjaha@aab-edu.net
### Studentet e Evolucion aplikojne ne emailin: donjetalumi22@gmail.com
### Studentet e UP aplikojne ne linkun: arkitektura@uni-pr.edu
Kriteret e Aplikimit
Kandidatët e interesuar në Garën Studentore të Dizajnit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë aplikacionin e mëposhtëm.
Së bashku me formularin e aplikacionit të tyre, kandidatët duhet të dorëzojnë:
Një ose me shume figura 3D (Render) perspektive ose aksonometri me rezolucion të lartë me dimensione minimale 1920x1080 piksela të ruajtur si dosje JPEG, ku prapavija preferohet të jetë e bardhë.
4 nivele të ngritura (elevacione) me prapavijë transparente duke përfshirë dimensione të përafërta. Çdo nivel i ngritur duhet të paraqitet në një faqe të veçantë A4 me këtë renditje: Ballore, E Pasme, Ana e Djathtë, dhe Ana e Majtë, të ruajtura si një dosje e vetme PDF. Rezolucioni i niveleve të ngritura duhet të jetë së paku 300 dpi.
Opsionale: Aksonometri e shpërthyer që tregon kontruksionin dhe mënyren e realizimit.
Rregullat
Pjesëmarrja bëhet në baza individuale dhe studentëve ju lejohet të dorëzojnë vetëm një punim
Dizajni duhet të jetë punë origjinale e studentit, i cili do të njihet si dizajnues i vetëm përgjatë periudhës së zhvillimit të garës.
Pjesëmarrësve ju mbesin të drejtat e autorit të dizajnëve. SHPDK-ja rezervon të drejtën e publikimit të projekteve sipas nevojës.
Pjesëmarrësit marrin përsipër pranimin e këtyre rregullave.
Pjesëmarrësit do të diskualifikohen nëse ndonjë nga rregullat e garës nuk përfillën